
Zorrët
Coligas Fast kapsula
Veprim i menjëhershëm kundër fryrjes dhe tensioneve abdominale
Përmban 30 kapsula nga 500 mg secila
1 600 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
ColiGas Fast kapsula është një ndihmë e vlefshme në rastin e fryrjes së barkut e cila shpesh shoqërohet me tensione të pakëndshme që mund të ndjehen menjëherë pas vakteve ose gjatë ditës. Formula ekskluzive dallohet nga sinergjia ndërmjet Koriandrit, i cili ndihmon në ekuilibrin fiziologjik të gazrave në traktin tretës dhe Xhenxhefilit, i cili, i kombinuar me Qimnonin dhe me Çikoren, ndihmojnë lëvizshmërinë e rregullt gastrointestinale dhe tretjen. ColiGas Fast është një integrator ushqimor natyral dhe i biodegradueshëm 100%, nuk përmban substanca sintetike, gjysmë sintetike ose të modifikuara gjenetikisht.
MËNYRA E PËRDORIMIT: Këshillohet të merrni 2 kapsula 2 herë në ditë, gjysmë ore përpara vakteve kryesore. Produkti mund të përdoret edhe sipas nevojës, duke marrë 2 kapsula deri në një maksimum prej 3 herësh gjatë ditës.
PËRBËRËSIT: Qimnon (Cuminum cyminum) fruta pluhur; Çikore (Cichorium intybus) rrënjë pluhur; Xhelatinë; Koriandër (Coriandrum sativum) ekstrakt i thatë i frutave; Kopër (Foeniculum vulgare) fruta pluhur; Xhenxhefil (Zingiber officinale) ekstrakt i thatë i rizomës; Altea (Althaea officinalis) ekstrakt i thatë i rrënjës. SASITË PËR DOZËN DITORE TË KËSHILLUESHME - 4 KAPSULA: Koriandër ekstrakt i thatë i frutave, i titulluar në fenole totale 2% 350 mg (7 mg); Xhenxhefil ekstrakt i thatë i rizomës, i titulluar në gingerole totale 2% 150 mg (3 mg); Qimnon fruta pluhur 450 mg; Çikore rrënjë pluhur 396 mg; Kopër fruta pluhur 160 mg; Altea ekstrakt i thatë i rrënjës 110 mg.
Integrator ushqimor. Mos i tejkaloni dozat e këshilluara. Integratorët nuk duhet të nënkuptohen si zëvendësues për një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe duhet të përdoren si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. Produkti duhet të mbahet larg fëmijëve.
Teksti është nga paketimi dhe fletëudhëzuesi zyrtar i Aboca-s. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







