eBioFarma / Produkte të tjera

Colilen IBS

Zorrët

Colilen IBS

Për trajtimin e SINDROMËS SË INTESTINIT TË IRRITUAR që karakterizohet nga dhimbje, fryrje e barkut dhe parregullsi intestinale

flakon prej 60 kapsula me 587 mg secila

3 190 Lekë

  • Pagesë në dorëzim
  • Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
  • Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë

Colilen IBS është një pajisje mjekësore inovative për trajtimin e sindromës së intestinit të irrituar, një gjendje që shfaqet me intensitet të ndryshëm nëpërmjet simptomave të shumta, që ndryshojnë nga një person te tjetri. Simptomat tipike janë dhimbje, fryrje, distension dhe shqetësime abdominale, pavarësisht nëse shoqërohen ose jo me ndryshime në pamjen e feçeve dhe të çrregullimeve intestinale (kapsllëk, diarre).

SI VEPRON COLILEN IBS? Colilen IBS kapsula vepron në sajë të kompleksit të tij molekular natyral të patentuar (EP2812013B1) ActiMucin, të përbërë nga Rrëshira, Polisaharide dhe Polifenole. ActiMucin, nëpërmjet një mekanizmi të tipit mekanik-fizik, ndërvepron me sipërfaqen e mukozës intestinale duke formuar një film mbrojtës që mbron mukozën nga kontakti me substancat irrituese.

UDHËZIME: Për shkak të mekanizmit të tij mbrojtës, Colilen IBS gradualisht zvogëlon çrregullimet intestinale dhe, në varësi të intensitetit të shqetësimit, këshillohet të zgjasni trajtimin nga 2 deri në 6 javë dhe ta përsërisni nëse rishfaqen simptomat e para.

MËNYRA E PËRDORIMIT: rekomandohet të merrni 2 kapsula tri herë në ditë, larg ose përpara vakteve të ngrënies. Colilen IBS mund të përdoret gjithashtu në kombinim me trajtime të tjera të mundshme simptomatike në fazat akute të çrregullimit.

PËRBËRJA - Substancat funksionale: ActiMucin, kompleks molekular natyral i patentuar (EP2812013B1) rrëshirash (nga Temjani), polisaharidesh (nga Aloe vera) dhe polifenolesh (nga Kamomili dhe Bar blete), përbërja në rrëshira ≥ 18%. Përmban gjithashtu: qimnon, celulozë mikrokristaline, vaj esencial kopre. Kapsulë polisakaridesh me origjinë vegjetale.

PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIb. PARALAJMËRIME: produkti këshillohet të përdoret nga mosha 8 vjeç e sipër. Nuk këshillohet gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Nuk duhet përdorur nëse kemi mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Të mbahet larg fëmijëve.

Teksti është nga paketimi dhe fletëudhëzuesi zyrtar i Aboca-s. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.

Gjithashtu nga Aboca

Produkte të tjera

Produkte natyrale Aboca për fytin, hundën, zorrët, imunitetin dhe më shumë, të gjitha në të njëjtën shportë.

Golamir tableta

Golamir

tableta 1 250 Lekë

Shiko të gjitha produktet (19)

Pyetni në WhatsApp