eBioFarma / Produkte të tjera

Fitonasal Pediatric

Hundët

Fitonasal Pediatric

Dekongjestionon dhe mbron mukozën

spray nebulizator prej 125 ml

1 850 Lekë

  • Pagesë në dorëzim
  • Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
  • Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë

Fitonasal Pediatric është një dekongjestionant inovativ i formuluar posaçërisht për të liruar hundën në rast të bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës për shkak të sindromave të gripit, ftohjes së zakonshme, rinitit alergjik dhe sinusitit si akut ashtu edhe kronik. Fitonasal Pediatric nuk përmban dekongjestionantë vazokonstriktorë dhe, në sajë të mekanizmit të tij inovativ me veprim jo-farmakologjik nuk krijon varësi, nuk e than mukozën e hundës, nuk irriton dhe mund të përdoret shpesh, edhe për periudha të gjata. Përdorimi i produktit tek foshnjat dhe fëmijët ndihmon frymëmarrjen dhe lehtëson pushimin gjatë natës.

UDHËZIME: Fitonasal Pediatric përdoret në të gjitha rastet e bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës për shkak të sindromave të gripit, ftohjes, rinitit alergjik dhe sinusitit si akut ashtu edhe kronik. Mund të përdoret gjithashtu si trajtim ndihmës në raste të kollës, dhimbjes së fytit të shkaktuar nga shkarkimi retro-nazal dhe infeksione të veshit të mesëm që shkaktohen nga bllokimi i hundës. Ideal për përdorim të shpeshtë. Produkti udhëzohet të merret nga mosha 6 muajsh e sipër.

MËNYRA E PËRDORIMIT: të përdoret të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe sa herë që vlerësohet se është e nevojshme. Për një veprim efikas dekongjestionant dhe mbrojtës të mukozës përdorni Fitonasal Pediatric siç udhëzohet më poshtë: Nga mosha 6 muajsh deri në një vit 1. Shtrijeni fëmijën anash dhe futni spërkatësin në vrimën e sipërme të hundës, spërkatni produktin. 2. Përsëriteni veprimin në vrimën tjetër të hundës, duke e shtrirë fëmijën në anën tjetër. Mbi një vjeç 1. Vendosni spërkatësin në vrimën e hundës dhe ushtroni pak presion për disa sekonda. 2. Pastroni hundën ose, nëse është e mundur, fryni hundët dhe përsëritni spërkatjen në vrimën tjetër të hundës. Pas çdo përdorimi, fshijeni spërkatësin me një leckë të lagur të pastër dhe thajeni me kujdes.

PËRBËRJA - Substancat funksionale: TANNISAL, kompleks molekular natyral i standardizuar i përbërë nga: një fraksion taninesh nga Hamamelis dhe Kripë guri (kripë minerare e patrajtuar kimikisht). Përmban gjithashtu: Ujë, Glicerinë vegjetale, Lëng limoni, Nahkolit (Bikarbonat natriumi natyral).

PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa. PARALAJMËRIME: nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në qoftë se simptomat vazhdojnë, këshillohuni me një mjek. Të përdoret vetëm nga hunda. Të shmanget kontakti me sytë. Të mbahet larg fëmijëve. Kujdes - Enë me presion: mund të shpërthejë nëse nxehet. Të mos shpohet dhe as digjet edhe pas përdorimit. Të mos ekspozohet ndaj temperaturave që tejkalojnë 50° C/122 °F.

Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.

Gjithashtu nga Aboca

Produkte të tjera

Produkte natyrale Aboca për fytin, hundën, zorrët, imunitetin dhe më shumë, të gjitha në të njëjtën shportë.

Golamir tableta

Golamir

tableta 1 250 Lekë

Shiko të gjitha produktet (19)

Pyetni në WhatsApp