
Hundët
Fitonasal Spray concentrato
Dekongjestionon dhe fluidizon
flakon qelqi 30 ml me spërkatës
1 590 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
Fitonasal Spray concentrato është një dekongjestionant mbrojtës që përdoret në rast ftohjeje, alergjie dhe në përgjithësi, në prani të bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës, të lidhura me probleme akute dhe kronike. Fitonasal Spray concentrato nuk përmban dekongjestionantë vazokonstriktorë dhe, në sajë të mekanizmit të tij inovativ me veprim jofarmakologjik nuk krijon varësi, nuk e than mukozën e hundës, nuk irriton dhe mund të përdoret shpesh, edhe për periudha të gjata.
UDHËZIME: Fitonasal Spray concentrato përdoret në të gjitha rastet e bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës për shkak të ftohjes, madje edhe kur shoqërohet me sindromat e gripit dhe alergjisë (sezonale dhe të përhershme). Gjithashtu i dobishëm kur këto kushte vërtetohen në prani të rinosinusitit viral e bakterial dhe rinitit nga shkaqe mekaniko-obstruktive (devijimet e septumit të hundës). Për shkak të karakteristikave të tij, përdorimi i produktit është i përshtatshëm për përdorim të shpeshtë dhe të zgjatur. Produkti mund të përdoret nga mosha 6 vjeç e sipër.
MËNYRA E PËRDORIMIT: Dozimi për të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç: spërkatni 2 herë në çdo zgavër hunde, fryni hundët dhe përsëritni aplikimin. Dozimi për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: spërkatni 1 herë në çdo zgavër hunde, fryni hundët dhe përsëritni aplikimin. Pas çdo përdorimi, fshijeni spërkatësin me një pecetë të lagur të pastër dhe thajeni me kujdes. Këshillohet të aplikoni Fitonasal Spray concentrato disa herë gjatë ditës edhe në kohë të afërta dhe të përsërisni spërkatjen para se të bini për të fjetur.
PËRBËRJA: TANNISAL-FL, kompleks molekular natyral i standardizuar i përbërë nga një fraksion taninik e një fraksion flavonoidik (nga Hamamelis dhe Trumza), Kripë guri (kripë minerare e patrajtuar kimikisht). Ujë, glicerinë vegjetale, Aromë natyrale e Eukaliptit dhe Aromë natyrale e Nenexhikut.
PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa. PARALAJMËRIME: nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Të përdoret vetëm në hundë. Të shmanget kontakti me sytë. Në rast se ndodh lajini me ujë. Në qoftë se simptomat vazhdojnë, këshillohuni me një mjek. Të mbahet larg fëmijëve.
Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







