
Zorrët
Lenodiar Adult
VEPRON KUNDËR DIARRESË DHE EKUILIBRON INTESTININ
20 kapsula me 500 mg secila.
1 750 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
Lenodiar Adult është një pajisje mjekësore inovative për trajtimin e diarresë akute dhe të përkeqësimeve të diarresë kronike. Produkti zvogëlon shkarkimet e diarresë duke respektuar funksionet e intestinit. Lenodiar Adult është një produkt 100% natyral dhe pa gluten.
Lenodiar Adult vepron në sajë të Actitan-P, një kompleks molekular natyral fryt i kërkimeve Aboca që zvogëlon shkarkimet e diarresë dhe normalizon konsistencën e feçeve, duke favorizuar një ekuilibër të shpejtë të funksioneve të intestinit. Actitan-P redukton inflamacionin e mukozës intestinale, gjithmonë i pranishëm në rast diarreje, në sajë të dy mekanizmave të veprimit: 1. veprim mbrojtës, që arrihet nëpërmjet formimit të një filmi me efekt barrierë që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues; 2. veprim anti-radikal mbi radikalet e lira, që vepron kundër irritimit të mukozës. Për shkak të mekanizmit të tij inovativ të veprimit, produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e intestinit dhe pa shkaktuar kapsllëk.
Lenodiar Adult është i përshtatshëm për trajtimin e diarresë akute me origjinë të ndryshme (infeksion viral, sindroma gripale të karakterizuara nga diarre, diarre jatrogjene për shkak të marrjes së ilaçeve, kushte stresi, alimentacion dhe stile jetese jo korrekte, diarre e udhëtarit, ndryshime hormonale si ata gjatë ciklit menstrual) dhe për trajtimin e përkeqësimeve të diarresë kronike (si p.sh. IBS - sindroma e intestinit të irrituar, diarre funksionale, sëmundje inflamatore intestinale, etj...) duke e shoqëruar me trajtimin terapeutik specifik. Produkti është i përshtatshëm për të rritur dhe të rinj duke filluar nga mosha 12 vjeç.
Këshillohet të merrni 2 kapsula 2-3 herë në ditë në varësi të intensitetit të shqetësimit. Nëse simptoma vazhdon për më shumë se 7 ditë, konsultohuni me mjekun. Substancat funksionale: Actitan-P, kompleks molekular natyral me tanine (nga Rodhëza, Potentilla) dhe polifenole (nga Ulliri e Kurkuma). Me përmbajtje të tanineve totale ≥ 7.8%
PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa 0477. Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në rast se simptomat nuk përmirësohen, rekomandohet të konsultoheni me mjekun.
Teksti është nga paketimi dhe fletëudhëzuesi zyrtar i Aboca-s. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







