
Stomaku
NeoBianacid 14 tableta · mente
Kundër djegësirës. Mbron mukozën
14 tableta që treten në gojë me nga 1,55 g secila, në flakon xhami.
1 020 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
Kodet promo të partnerëve vlejnë për këtë produkt. Si vepron NeoBianacid
NeoBianacid është një pajisje mjekësore me bazë kompleksesh molekulare vegjetale dhe minerale, që kryen një veprim mbrojtës dhe qetësues të mukozës gastroesofageale, i dobishëm për të penguar me shpejtësi urthin (djegësirën), dhimbjen, ndjesinë e aciditetit, ose simptoma tipike të irritimit dhe të inflamacionit të vetë mukozës. NeoBianacid është një produkt 100% natyral, biologjik, pa gluten dhe me shije të këndshme.
NeoBianacid formon mbi mukozë një film me efekt barrierë, që e mbron nga kontakti me lëngjet gastrike dhe substancat irrituese. NeoBianacid përmban Poliprotect, një kompleks molekular fryt i kërkimeve Aboca që, në sajë të veçorive të tij mukus-adezive, riprodhon aktivitetin mbrojtës të mukusit fiziologjik. Substancat funksionale: Poliprotect: kompleks molekular sinergjik i polisaharideve* (marrë nga Aloe vera, Malva sylvestris dhe Althaea officinalis) dhe mineraleve natyrale të gëlqerorëve dhe nahkolitit; Fraksion flavonoid* (marrë nga Matricaria recutita dhe Glycyrrhiza glabra). *Përbërës nga Bujqësia Biologjike
NeoBianacid rekomandohet për trajtimin e problemeve që lidhen me aciditetin, si urthi (djegësira), dhimbja, refluksi gastroezofageal dhe gastriti. Rekomandohet gjithashtu në trajtimin e simptomave të shoqëruara me dispepsi (vështirësi në tretje) si p.sh. djegësirë, rëndim dhe meteorisëm. Produkti është i përshtatshëm për përdorimin në shtatzëni, gjatë gjidhënies dhe në fëmijët me moshë mbi 6 vjeç.
Merrni një tabletë sipas nevojës, duke e lënë të tretet ngadalë në gojë. Në rast refluksi gastroezofageal, këshillohet të merrni një tabletë pas vakteve kryesore dhe një në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur. Në rastet e djegësirës dhe të rëndimit të shoqëruar me vështirësi në tretje (dispepsi) merrni një tabletë pas vaktit. Në të gjitha rastet, nëse është e nevojshme, është e mundur të përsërisni marrjen disa herë në ditë, edhe brenda një intervali të shkurtër. Produkti mund të merret edhe nga fëmijët, duke filluar nga mosha 6 vjeç, me të njëjtin dozim. Produkti mund të merret edhe për periudha të gjata.
Është një pajisje mjekësore 0373. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet e përdorimit. Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Nëse simptomat vazhdojnë konsultohuni me mjekun ose farmacistin. Për informacione të mëtejshme lexoni fletëpalosjen ilustruese.
Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







