eBioFarma / Produkte të tjera

Sollievo PhysioLax 27 tableta

Zorrët

Sollievo PhysioLax 27 tableta

Trajtim fiziologjik i KAPSLLËKUT

Përmban 27 tableta me 420 mg secila.

1 240 Lekë

  • Pagesë në dorëzim
  • Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
  • Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë

Sollievo PhysioLax është një pajisje mjekësore 100% natyrale e përshtatshme për trajtimin e kapsllëkut. Veprimi i produktit përftohet në sajë të grupit të substancave natyrale të pranishme që veprojnë mbi funksionet e shumta të përdorura normalisht nga intestini për të rregulluar transitin. Sollievo PhysioLax vepron pra me një mekanizëm veprimi fiziologjik e jo-farmakologjik.

VEPRIM LAKSATIV FIZIOLOGJIK: EFEKT PROPULSIV në transitin intestinal; EFEKT MBROJTËS në mukozën intestinale. RRITJE E MOTILITETIT INTESTINAL. RRITJE E HIDRATIMIT TË FEÇEVE. RRITJE E MBROJTJES SË PARETEVE INTESTINALE. MODULIM I INFLAMACIONIT.

MËNYRA E PËRDORIMIT: këshillohet të merren nga 1 deri në 3 tableta në mbrëmje, kur ta ndjejmë se është e nevojshme, me një gotë plot me ujë. Dozimi i saktë është minimumi i mjaftueshëm për të favorizuar transitin fiziologjik intestinal pa prodhuar feçe të lëngshme, prandaj është i personalizueshëm në bazë të nevojave individuale. Produkti këshillohet të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër.

PËRBËRJA: Kompleks Sollievo PhysioLax (i përftuar nga Sena, Çikorja, Kopra, Luleshurdha, Qimnon e Kumini) 420 mg/tableta. Kompleks polifenolik me flavonoide dhe senoside ≥ 3,1%

PAJISJE MJEKËSORE ME BAZË SUBSTANCASH. Me veprim jo-farmakologjik. PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa. PARALAJMËRIME: nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Mos e tejkaloni dozën maksimale të këshilluar. Të mbahet larg fëmijëve. Në rast kapsllëku të vazhdueshëm, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.

Teksti është nga paketimi dhe fletëudhëzuesi zyrtar i Aboca-s. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.

Gjithashtu nga Aboca

Produkte të tjera

Produkte natyrale Aboca për fytin, hundën, zorrët, imunitetin dhe më shumë, të gjitha në të njëjtën shportë.

Golamir tableta

Golamir

tableta 1 250 Lekë

Shiko të gjitha produktet (19)

Pyetni në WhatsApp