
Zorrët
Sollievo PhysioLax 45 tableta
Trajtim fiziologjik i KAPSLLËKUT
Përmban 45 tableta me 420 mg secila.
1 490 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
Sollievo PhysioLax është një pajisje mjekësore 100% natyrale e përshtatshme për trajtimin e kapsllëkut. Veprimi i produktit përftohet në sajë të grupit të substancave natyrale të pranishme që veprojnë mbi funksionet e shumta të përdorura normalisht nga intestini për të rregulluar transitin. Sollievo PhysioLax vepron pra me një mekanizëm veprimi fiziologjik e jo-farmakologjik.
VEPRIM LAKSATIV FIZIOLOGJIK: EFEKT PROPULSIV në transitin intestinal; EFEKT MBROJTËS në mukozën intestinale. RRITJE E MOTILITETIT INTESTINAL. RRITJE E HIDRATIMIT TË FEÇEVE. RRITJE E MBROJTJES SË PARETEVE INTESTINALE. MODULIM I INFLAMACIONIT.
MËNYRA E PËRDORIMIT: këshillohet të merren nga 1 deri në 3 tableta në mbrëmje, kur ta ndjejmë se është e nevojshme, me një gotë plot me ujë. Dozimi i saktë është minimumi i mjaftueshëm për të favorizuar transitin fiziologjik intestinal pa prodhuar feçe të lëngshme, prandaj është i personalizueshëm në bazë të nevojave individuale. Produkti këshillohet të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër.
PËRBËRJA: Kompleks Sollievo PhysioLax (i përftuar nga Sena, Çikorja, Kopra, Luleshurdha, Qimnon e Kumini) 420 mg/tableta. Kompleks polifenolik me flavonoide dhe senoside ≥ 3,1%
PAJISJE MJEKËSORE ME BAZË SUBSTANCASH. Me veprim jo-farmakologjik. PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa. PARALAJMËRIME: nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Mos e tejkaloni dozën maksimale të këshilluar. Të mbahet larg fëmijëve. Në rast kapsllëku të vazhdueshëm, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.
Teksti është nga paketimi dhe fletëudhëzuesi zyrtar i Aboca-s. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







